Tippi Degre ka kaluar fëmijërinë e saj në Afrikën e egër, në Namibi, bashkë me prindërit fotografë.

Ajo quan për ‘vëlla’ një elefant pesë tonësh, dhe shok të ngushtë një leopard, dhe Tippi ka një fëmijëri spektakolare. Foto të ndryshme tregojnë aventuar e vajzës që shumë mirë mund të quhet një “Mogli e ditëve tona”. Ajo luan me majmunët, zebrat e vegjël, dhe përqafon një bretkosë të madhe. Në këto foto Tippi është vetëm 6 vjeçe.

Eksploruesja ka lindur në Windhoek në Namibi, në 1990 nga prindërit francezë, fotografë të jetës së egër, Sylvie Robert dhe Alain Degre. Familje aventuriere kaloi fëmijërinë e saj në të gjithë Afrikën, duke shkuar në vende si Afrika e Jugut, Zimbabve dhe Botsvana. Disa e kanë krahasuar jetën e saj me atë të karakterit kryesor të librit të Rudyard Kipling, “Libri i xhunglës”, i cili gjithashtu u rrit me kafshët e egra.

FOTO GALERI
1/9
Tippi Degre ka kaluar fëmijërinë në Afrikën e egër

Top Channel