Shpërthim në koncertin e Trojas

10/12/2016 00:00

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Sheshin “Zahir Pajaziti” në qendër të Prishtinës.

Policia kosovare njofton se nuk ka të lënduar.  Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për shpërthimin e një bombole gazi. 

Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas përfundimit të koncertit të  “Grupit Troja” dhe për fat të mirë nuk pa shkaktuar pasoja në njerëz, në një kohë që sheshi ishte i mbushur. 

Policia po heton shkaqet e shpërthimit.

Top Channel