Të gjitha për Chelsea-n, goli, trajneri e lojtari i muajit

09/12/2016 00:00

Chelsea është skuadra më në formë e kampionatit anglez të futbollit dhe jo më kot këtë muaj në ligën më të fortë të planetit dominojnë protagonistët e “bluve të Londrës”.

Trajneri Antonio Conte u vlerësua “menaxheri i muajit” për herë të dytë këtë sezon, ndërsa Diego Costa mori vlerësimin si futbollisti më i mirë për nëntorin.

Të dy këta personazhe janë protagonistë të startit elektrizues të formacionit londinez këtë sezon me 34 pikë në 14 ndeshje, 3 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Arsenali. Tekniku italian drejtoi Chelsea-n në një muaj pozitiv me sukseset kundër Everton, Midlesbrought dhe Tottenham. Diego Costa pasoi Eden Hazard si lojtari i muajit një çmim që mbeti te Chelsea.

Pedro Rodriguez u vlerësua gjithashtu nga federata angleze për golin më të bukur të muajit, pikërisht për harkimin e bukur që përfundoi në rrjetën e Tottenhamit në derbin e Londrës. Të dielën në orën 13:00 Chelsea do të presë WBA, në përpjekje për të kapitalizuar fitoren e nëntë radhazi në Premier League.

Top Channel