Arratisje e dështuar nga burgu – VIDEO

09/12/2016 00:00

Një i burgosur në Brazil i hapi vetes të tjera telashe të mëdha, me një tentativë arratisje, e cila dështoi si mos më keq.

Ngjarja në fjalë ndodhi në rajonin e policisë së Balneario Piçarras, në Santa Catarina, ku personi i ndaluar nga policia tentoi të arratiset përmes një të çare në derë, e cila rezultoi shumë e vogël për ta lejuar atë të realizonte arratisjen e tij spektakolare.

Ai kishte arritur të kalonte kokën dhe supet, por më pas rezultoi gjithçka një mision i pamundur, jo vetëm për t’u arratisur, por edhe për t’u kthyer pas, duke ngecur në të çarën ku i shërbehej ushqim të dënuarve.

Policia përdori vaj për ta liruar të burgosurin, por nuk funksionoi. Për ta liruar atë u përdoren mjete prerëse.

Top Channel