Alesio Aliaj: Historia me deputeten shqiptare

09/12/2016 00:00

Alesio Aliaj, modeli nga Tropoja, është një nga personazhet më të diskutuar shqiptarë, jo vetëm për performancën e tij në sete të ndryshme fotografike, por më së shumti për eksperiencat dhe takimet me yje ndërkombëtarë, si Beyonce, Jay Z, Rihana e shumë të tjerë.

Modeli i cili ka jetuar për shumë vite në Australi, ku si duket nuk ka hequr dorë nga femrat VIP.  I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ai ka folur për jetën e tij artistike, lidhjen me Shqipërinë që është i detyruar ta vizitojë, pasi përveç familjes merret edhe me organizimin e eventeve të ndryshme me artistë botërorë. Ai thotë që nuk e ka lënë modelingun, por puna e modës ndryshon, është bërë shumë e vështirë seç ka qenë.

“Një vajzë nga Milanoja më hapi dyert për herë të parë”, tregoi ai në “Pasdite në Top Channel”. “Shumë njerëz që njihja më thoshin shpesh që modeling-u nuk është për ty, nuk bën për burra. Nuk më kanë interesuar asnjëherë çfarë kanë thënë e menduar të tjerët”, tha Alesio.

Sa i përket historisë së përfolur me një deputete shqiptare, modeli tha “nuk është e vërtetë, pasi kur unë erdha këtu më kanë pyetur – në karrierën tënde a ke patur marrëdhënie me deputete apo politikane dhe unë jam përgjigjur që në karrierën time kam patur marrëdhënie me biznezmene, politikane, deputete dhe jo se kam thënë se janë nga Shqipëria”.

Për herë të parë Alesio ka folur edhe për dashurinë e vërtetë, të cilën thotë se e ka gjetur tek australiania Ketrin.

“Kam një person që më kupton në jetën time, bashkëjetoj, kam dy vjet që e njoh Ketrin. Me profesion është fizioterapiste. Ketrin është australiane, jemi njohur në një event që organizoja unë. Më pëlqyen shumë sytë e saj bojë qielli.  Është vajzë shumë e bukur. Tek ajo gjeta diçka tjetër që nuk e kisha gjetur më pare tek një femër. Ajo e kupton punën time dhe ka arritur që ta pranojë atë. Familjarët e mi e kanë pritur shumë mirë dhe asaj vetë i pëlqen shumë Shqipëria. Për festat e fundvitit do të jemi në Australi, pasi kam një event në datën 31, pra ditën e ndërrimit të viteve”, tha Alesio në intervistë me Jonida Shehun.

I pyetur nëse ka në plan të krijojë një familje me Ketrin, ai shprehet: Patjetër është ëndërr e çdo njeriu të bëhet prind dhe shumë shpejt do të bëhem baba, jemi në pritje të një fëmije.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel