Bilanci anti-ISIS, SHBA: 50 mijë terroristë të vrarë

09/12/2016 00:00

Të paktën 50 000 militantët të shtetit islamik janë vrarë qëkur koalicioni ajror i udhëhequr nga SHBA u angazhua në luftime në irak dhe siri dy vjet më parë.

Zyrtarë të ushtrisë amerikan thanë se kjo është një shifër e matur, pasi numri mund të jetë edhe më i madh. Sipas tyre, numri i të vrarëve nga radhët e IS tregon se fushata ajrore dhe mbështetja amerikane për forcat lokale ka impakt të madh.

Por SHBA ka paralajmëruar gjithnjë se Shteti Islamik ka aftësinë që të zëvendësojë humbjet e tij shumë shpejt. Sipas zyrtarëve amerikanë, sulmet ajrore mund të intensifikohen në zona si Mosuli, qytet në objektiv të ofensivës irakiane, por duke pasur kujdes për të mos vrarë civilë.

Autoritetet amerikane mendojnë se është e qartë se fushata po dëmton rëndë shtetin islamik, megjithëse, shpesh, forcat merikane nuk kanë dashur të flasin për numrin e armiqve të vrarë.

Në gusht të këtij viti, lejtnant/gjeneral Sean McFraland tha se rreth 45 000 luftëtarë të armikut ishin vrarë. Në terren, Shteti Islamik ka humbur mjaft territor nga kulmi i tij në vitin 2014. Tashmë kjo organizatë terroriste po sulmohet nga forcat ruse, turke, irakiane, siriane dhe kurde, po ashtu edhe nga aviacioni amerikan dhe britanik.

Top Channel