Dopingu, mbi 1 mijë atletë rusë, të përfshira edhe shërbimet sekrete

09/11/2016 00:00

Thellohet skandali i dopingut në sportin rus. Agjencia Botërore Antidoping nëpërmjet Prof.Richard McLaren publikoi pjesën e fundit të raportit të saj ku theksohet se duke nisur nga viti 2011, mbi 1000 sportistë rusë janë të përfshirë në këtë skandal dopingu qe ishte i mbështetur edhe nga autoritetet shtetërore.

Raporti i McLaren shtoi detaje të reja të këtij skandali që shpërtheu në muajin korrik dhe e përshkroi këtë proces si një konspiracion institucional ku janë të përfshirë edhe shërbimet sekrete ruse. Sipas McLaren, sportistët rusë nuk vepronin të vetëm në çështjen e dopingut, por ishin pjesë e një programi të detajuar.

Raporti i Prof.McLaren bën të ditur se ky sistem dopingu është aplikuar gjatë Lojërave Olimpike të Londrës në 2012, në Botërorin e Atletikës në 2013 në Moskë dhe në Lojërat Olimpike të Sochit në 2014. Gjithnjë sipas këtij raporti, e gjithë kjo lëvizje nga autoritetet u bë për të mbrojtur sportistët të cilët kishin fituar medalje gjatë këtyre evenimenteve.

Në Lojërat Olimpike të Londrës, Rusia fitoi 72 medalje, 21 nga të cilat ishin të arta, ndërsa në Sochi 2014, sportisët rusë fituan 33 medalje, nga të cilat 13 ishin të arta.

Top Channel