Rritet popullariteti i Merkelit

09/12/2016 00:00

Sondazhi më i fundit i ARD-së tregon një rritje të popullaritetit të kancelares Angela Merkel, së cilës politika e dyerve të hapura i kushtoi në fillim të shtatorit.

Kandidaturën e Merkelit për një tjetër mandat në zgjedhjet e vitit që vjen e mbështesin tani 59% e votuesve ose 13% më shumë se 4 muaj më parë. Të intervistuarit shprehen gjithashtu për një rol më të fuqishëm të Gjermanisë në krizat ndërkombëtare. Konservatorët gjermanë aprovuan një platformë mjaft më të shtrënguar në çështje që përfshijnë emigracionin, dyshtetësinë dhe taksat dhe efekti, duket, nuk ka vonuar të ndihet.

Nëse gjermanët do të votonin tani për zgjedhjen e shefit të ekzekutivit në duelin mes kancelares dhe zëvendësit të saj, Sigmar Gabriel, Merkeli do të fitonte me 57% të votave, ndërsa socialdemokrati do të siguronte vetëm 19%. Nëse pastaj, në kampin e betejës hipotetike elektorale do të zbriste Martin Schulz, diferenca do të ngushtohej: Merkel do të rezultonte sërish fituese vetëm me 43%, ndërsa presidentit në largim të Parlamentit Europian do t’i shkonin 36% të votave.

Përkrahje masive do të merrte nga ana tjetër ministri i Jashtëm Frank-Ëalter Steinmeier për postin gjerësisht ceremonial të Presidentit. 82% e gjermanëve e duan në krye të shtetit dhe 12% që nuk e konsideron si kandidaturë të mirë, është i papërfillshëm.

Top Channel