Të drejtat e njeriut, 2016 vit katastrofik

09/12/2016 00:00

2016 ishte një vit katastrofik për të drejtat e njeriut. Në këtë përfundim ka mbëritur Organizata e Kombeve të Bashkuara, që thotë se këto parime universale janë nën një presion të pashembullt dhe retorika fashiste po shihet gjithnjë e më shumë si normale.

“Nëse erozioni i sistemit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit i ngritur me aq mund e kujdes në dekada të tëra punë vazhdon me këto ritme, të gjithë do të vuajnë në fund”, thotë Zein Bin Raad, Komisioner i OKB-së për të drejtat e njeriut.

Në deklaratën e Komisionerit theksi u vu tek konfliktet në Lindjen e Mesme, trazirat në Afrikën e Veriut, valët emigratore dhe gjuhën gjithnjë e në rritje kundër refugjatëve në Perëndim, veçanërisht në Europë.

Komentet e tij paralajmërojnë përhapjen me shpejtësi të dallgës së populizmit që nisi me Brexit, vazhdoi me fitoren surprizë të Donald Trump në Shtetet e Bashkuara dhe humbjen e Matteo Renzit në referendumin për ndryshimet kushtetuese.

Zeid thotë se gjuha e urrejtjes është rritur ndjeshëm në SHBA dhe Europë që prej zgjedhjes së Trump.

“Në disa pjesë të Europës dhe Shteteve të Bashkuara, retorika e urrejtjes dhe damkosjes së të huajve po rritet me shpejtësi dhe e pasfiduar nga askush”, deklaroi Komisioneri.

Top Channel