Inter lë Europa League i fundit

08/12/2016 00:00

Inter e mbylli eksperiencën falimentuese në Europa League me një fitore pa vlerë ndaj Spartës së Pragës dhe pa mbështetjen e grupimit ultras që bojkotoi sfidën në “San Siro”.

Zikaltërit u imponuan 2-1 ndaj çekëve vetëm në fundin e ndeshjes në Milano. Vendasit morën fillimisht avantazhin me Eder, por Marecek barazoi rezultatin madje Sparta humbi dhe një penallti.

Në minutën e 90, Eder i dha Interit suksesin e pavlefshëm që nuk e shkëput dot nga vendi i fundit dhe turpi për dështimin total europian.

Një tjetër surprizë ndodhi në ndeshjen tjetër të këtij grupi, ku Sauthempton u eliminua pas barazimit 1- me Beer Sheva. Edhe pse skuadrat e mbyllin fazën e grupeve me pikë të barabarta, vlen goli jashtë fushe i shënuar nga izraelitet ndërkohë që të dy përballjet kanë përfunduar barazim, e para 0-0.

Edhe francezët e Nice morën nëj fitore të pa vlerë 2-1 ndaj Krasnodar, ndërsa Ajax barazoi 1-1 në transfertën e Liege. Schalke u mposht 2-0 nga Salzburg, por gjermanët e ksihin siguruar me kohë kualifikimin në fazën tjetër.

Top Channel