Vajza që i tregon ujkut se kush është bosi

08/12/2016 00:00

Pak ditë më parë, videoja e një australiani që godiste me grusht kangurin për të shpëtuar qenin e tij nga mbërthimi që i kishte bërë marsupiali, bëri xhiron nëpër rrjetet sociale dhe autori i kësaj goditjeje mori komplimentet për guximin e treguar.

Por ekziston një tjetër video që për nga guximi i treguar nga personazhja në të, zbret nga froni atë të grushtit të kangurit.

Bëhet fjalë për pamje filmike ku shfaqet një kafshë shumë më e rrezikshme se një kangur; ujku dhe përballë është një femër.

Videoja është postuar disa ditë më parë në Youtube dhe në të shihet vajza që pasi mbërthen nga koka kafshën e godet atë në pjesët intime.

Menjëherë pas shkelmave të marrë, ujku largohet me bisht ndër shalë dhe ‘i turpëruar’ në sy të tufës së vet.

Videoja është xhiruar në një kopësht zoologjik në veri të Suedisë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel