Komisioneri europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johannes Hahn ka zhvilluar një vizitë në Malin e Zi, ku është takuar me kryeministrin Markoviç.

“Pata një takim të mirë me kryeministrin e Malit të Zi, zotin Markoviç, me të cilin bisedova për zgjedhjen e tij dhe formimin sa më shpejt të qeverisë”, ka bërë me dije Hahn në profilin e tij në Twitter.

Në fokus të takimit ka qenë edhe procesi i integrimit të vendit ballkanas, për të cilin Hahn ka shprehur mbështetjen.

“Është me rëndësi që Mali i Zi të vazhdojë rrugën euro-atlantike si një partner i besueshëm. Shumë punë ka për t’u bërë, por BE mbetet i gatshëm ta mbështesë”, ka thënë Hahn.

Top Channel