Gafë pas gafe, ndodh në Greqi! – VIDEO

08/12/2016 00:00

Gafa e një muaji më parë e sulmuesit të Lokomotivës në Serbi u cilësua si më e madhja e të gjitha kohërave në futboll, por tashmë është dikush nga Greqia që e konkurron denjësisht sulmuesin serb.

Gafa e radhës ka ndodhur në një ndeshje të ligave inferiore në Greqi mes Makedonikos Kozanis dhe Vatera.

Fillimisht është portieri, i cili bën një gabim trashanik, ku në tentativë për ta futur topin në zonën e tij e më pas ta zotëronte në dorë, gabon duke ja dhuruar atë kundërshtarit.

Kur të gjithë menduan se sulmuesi e kishte shumë të lehtë për të dhunuar, ndodhi e kundërta. Fillimisht ai heziton për ta shtyrë topin në rrjetë, ndërsa më pas tregohet tejet i ngathët dhe një prej mbrojtësve largon rrezikun.

Top Channel