Dështimi spektakolar i raketës ruse

08/12/2016 00:00

Rusia testoi raketat e saj s-300, por testi në zonën e Ashuluk-ut shkoi si mos më keq.

Një video është publikuar së fundmi në internet, ku tregohet dështimi spektakolar i kësaj rakete, e cila nuk ngjitet më shumë se sa disa metra në toka dhe më pas bie duke u shkatërruar.

Menjëherë në zonën e testimit shpërthyer flakë të mëdha, ndërsa gjithçka u shkatërrua.

Personi që filmoi testin ishte në zonë sigurie dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga ky test i dështuar i Rusisë.

Top Channel