Johnson sulmon sauditët

08/12/2016 00:00

Vetëm pak ditë përpara vizitës së tij në rajon, Boris Johnson akuzoi Arabinë Saudite për “abuzim me Islamin”, duke i dhënë kështu një fshikullime të fortë njërit prej aleatëve më kontroversë të Londrës.

Me akuzat e lëshuara ndaj monarkisë, sekretari i Jashtëm britanik shkel protokollin e të mos sulmuarit të vendeve partnereve në Lindjen e Mesme. Johnson tha gjatë një konference për shtyp në Romë se Arabia Saudite po tërheq “fijet e luftërave” në rajonin ku ai nuk sheh të ketë ndonjë lidership vizionar.

“Ka politikane që po tjetërsojnë fenë, e po abuzojnë me të me qëllimin të përmbushin objektivat e tyre politike. Dhe në aspektin politik, ky është njëri prej problemeve më të mëdha në atë zonë. Tragjedia e vërtetë, për mendimin tim dhe prandaj ka kaq shumë konflikte atje, është se në vetë shtetet e rajonit nuk ekziston një udhëheqje e fuqishme. Prandaj i shohim sauditët, Iranin, e të gjithë të tjerët aty të lëvizin e të luajnë luftërash me palë të treta”, tha Boris Johnson, sekretar i Jashtëm britanik.

Në komentet e tij, të publikuara nga “The Guardian”, kryediplomati britanik thekson mungesën e figurave të fuqishme drejtuese, qofshin ato burra apo gra, të cilët të kenë vullnetin të shkojnë përtej sunitëve, shiitëve apo çfarëdolloj grupi tjetër fetar e t’i bashkojnë njerëzit për ta lënë historinë e tyre kombëtare të zhvillohet. Deklaratat e Johnsonit bien ndesh me ato të kryeministres Theresa May, e cila nuk ka shumë që e lavdëroi drejtimin vizionar të familjes mbretërore saudite dhe monarkut Salman.

Top Channel