Motra seksi, Khloe Kardashian

08/12/2016 00:00

Khloe Kardashian është përgatitur shumë për fotot e saj për GQ Germany. 32-vjeçarja ka postuar foto për të promovuar kopertinën e re të revistës.

Në foto bukuroshja ka veshur trupore të zeza, ku shfaq trupin e saj të tonifikuar. Në diçiturën e fotos në Instagram, jo shkruan: Kaluam shumë mirë me fotot për GQ Germany. @monicarosestyle ti më bën të ndihem gjithmonë si rock star”.

Ajo ka falenderuar gjithashtu edhe fotografin Mike Rosenthal: “Nuk e di se çfarë kam bërë në jetën time që rrethohem vazhdimisht nga njerëz të bukur dhe të talentuar çdo ditë”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel