Ushqim falas për Krishtlindje në restorantin e myslimanit

07/12/2016 00:00

Një restorant në Londër ka gjetur mënyrën që askush mos të darkojë i vetëm mbrëmjen e Krishtlindjes.

Në pronësi të një shtetasi turk njëherësh besimtar mysliman, restoranti do të hapë dyert ditën e festës për të gjithë, edhe për ata që nuk kanë mundësitë.

“Shish”, i pozicionuar në dalje të Londrës, do të ofrojë ushqim falas për të gjithë. Ideja i lindi rastësisht pronarit të restorantit Serdar Kigili. Një ditë një grua e moshuar kishte trokitur në derën e lokalit për t’i kërkuar ndihmë stafit që të mbyllte dritaren e shtëpisë sepse nuk mundej. Ata nuk kishin hezituar ta bënin. Ditën tjetër, gruaja ju drejtua restorantit për t’i falenderuar, ndërsa u tregoi se festat do t’i kalonte vetëm pasi nuk kishte me kë. I prekur nga fakti që kishte 5 vite pa takuar mamanë e tij në Turqi, pronarit i lindi  ideja se së bashku me stafin mund të bënin diçka për njerëzit e vetmuar. Ditën tjetër në mengjes tek dera u ngjit ky lajmërim:

“Askush nuk ha vetëm në festën e Krishtlindjes. Ne jemi këtu për të qëndruar me ju, 3 vakte për të pastrehët nga ora 12:00 deri në orën 18:00. Çdo i moshuar apo i pastrehë është i mirëpritur”.

Fotoja e është shpërndarë me mijëra herë në “Facebook”. Ajo inspiroi më shumë se 25 banorë të zonës për të ofruar punë vullnetare në ndihmë të stafit, që mesa duket do ketë shumë punë ditën e festes së Krishtlindjes.

Top Channel