SHBA, përkujtohet 75-vjetori i sulmit japonez mbi “Pearl Harbor”

07/12/2016 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë përvjetorin e 75-të të sulmit mbi “Pearl Harbor” me një seri ceremonish në Hauai. Mes të pranishmëve në këto ceremoni ishin edhe 5 marinarë, që i mbijetuan sulmit të 7 dhjetorit të 1941-shit, të cilët risollën edhe një herë kujtimet e asaj dite dhe nderuan shokët që humbën jetën.

Këtë muaj, kryeministri japonez Shinzo Abe pritet të vizitojë “Pearl Harbor”-in, duke u bërë i pari udhëheqës japonez që e bën këtë. Sidoqoftë, ai nuk pritet të kërkojë ndjesë për sulmin japonez, që përfshiu Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas kabinetit të kryeministrit japonez, vizita që pritet të realizohet në datat 26-27 dhjetor ka si qëllim të pajtojë shpirtrat e atyre që vdiqën në luftë.

E ndërsa ndjesa e munguar mund të zhgënjejë disa veteranë amerikanë të luftës, Abe shpreson se vizita do të nxjerrë në pah aleancën e ngushtë mes dy ish-armiqve.

Ekspertët thonë se ky është një mesazh që Abe do t’i japë si Kinës rivale në rajon, ashtu edhe presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, që ka kritikuar Tokion për shkak të shpenzimeve të shtuara në mbrojtje.

Top Channel