Qentë që hanë fasule e karrota

07/12/2016 00:00

Për 25 vite ishte vegjetariane dhe një vit më parë ‘ashpërsoi’ më shumë dietën e saj duke u bërë vegane e për të mos u ndjerë vetëm në këtë rrugëtim të ri të jetës së saj, një 41-vjeçare vendosi që edhe dy qentë që mban t’i nënshtrohen kësaj diete.

“Kur vendosa të bëhem vegane qentë vazhdoja t’i ushqeja me mish. Blija kryesisht pula të freskëta për ta, pasi nuk doja t’u jepja ushqim të gatshëm”, thotë Paula, një 41-vjeçare britanike.

Por pas disa muajsh i lindi ideja që veganë të shndërrojë edhe qentë e saj.

“Nisa të bëja disa kërkime për të gjetur menunë e përshtatshme për qentë. Doja të bëja gjenë e duhur dhe nisa t’i mësoj ata me fruta dhe perime gradualisht”, rrëfen ajo.

Pas disa javësh, misioni u krye dhe sot qentë e saj hanë jo vetëm që nuk hanë mish (ndoshta do të donin), por as nënprodukte të kafshëve si vezë, qumësht apo edhe mjaltë.

“Janë veganë. Hanë bizele, fasule e sidomos karrotat, të cilat u bëjnë mirë edhe për dhëmbët e tyre”, këmbëngul Paula.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel