Simone Gutsche, një modele gjermane që aspiron të shndërrohet në aktore rrezikoi shumë kur u fut në ujërat e plazhit Cocoa në Cape Canaveral.

Në një rrëfim për mediat rozë në Gjermani, ajo thotë se e tundoi plazhi dhe mungesa e njerëzve të tjerë në ujë.

“Në ato orë kishte shumë pak njerëz në plazh dhe asnjë nuk ishte futur në ujë. Unë u tundova nga kjo dhe hyra. Në një moment, njerëzit nga bregu ma bënin me dorë dhe po bërtisnin. Unë kujtova se ishte përshendetje mirësjelljeje dhe ua ktheva mbrapsht me dorë. Kur pashë që ata vazhdonin mendova që diçka nuk po shkonte dhe dola nga uji”, thotë ajo.

Pikërisht kur doli në breg njerëzit i thanë se në ujë nuk ishte e vetme.

“Më thanë që 10 metra pas shpinës time po vërtitej një peshkaqen gjigant. Nuk e besova deri në momentin kur dikush më tregoi një foto që kishte shkrepur. U tmerrova!”, thotë ajo.

Modelja shtoi se u tremb aq shumë nga e gjithë kjo ndodhi, saqë nuk hyri në ujë për ditë me radhë pas saj.

Top Channel