Teksas, protestë studentore kundër supremacistit të bardhë

07/12/2016 00:00

Studentët e Universitetit të Teksasit dhe aktivistë të shumtë protestuan paqësisht kundër fjalimit të mbajtur në këtë institucion, nga nacionalisti i bardhë Richard Pencer, i cili javë më parë u filmua duke përshëndetur Trumpin në mënyrën naziste.

Rreth 1.000 protestues valëvitën flamuj, kënduan dhe folën me altoparlantë brenda dhe jashtë qendrës studentore në universitet, ku Spencer po mbate fjalimin e tij. Ky i fundit aspak i këndshëm dhe një deklaratë e pastër raciste për supremacinë e bardhë.

“Ishte e tmerrshme, e përgjakshme dhe e dhunshme, por ne e pushtuam këtë kontinent. Ne fituam, pavarësisht nëse kjo është diçka e sjellshme për t’u thënë apo jo. Prandaj ne kemi të drejtën të përkufizojmë kuptimin e Amerikës. Në fund të ditës, Amerika i përket njerëzve të bardhë”, tha Richard Spencer.

Prania e tij në universitet, por sigurisht edhe komentet e bëra, nuk u pritën fare mirë nga studentët dhe aktivistë, që thanë se Spencer as që duhej të ishte aty.

Spencer u ftua të fliste nga një student i supremacistëve të bardhë. Zyrtarë të shkollës thanë se eksploruan mundësinë për të mos e lejuar fjalimin e tij, por më pas zgjodhën detyrimin e institucionit për të promovuar lirinë e fjalës.

Top Channel