Premtimi i Aubameyang: Një ditë do të shkoj te Reali

07/12/2016 00:00

Pierre Emerick Aubameyang deklaron se një ditë mund të jetë pjesë e Realit të Madridit. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “AS”, sulmuesi i Borusia Dortmund i ka bërë një premtim gjyshit të tij të ndarë nga jeta në vitin 2014 se do të bëjë gjithçka që një ditë të veshë fanellën e Los Blancos.

Aubameyang nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të qenë pjesë e Realit të Madridit dhe të mërkurën në “Santiagio Bernabeu” do të bëjë të pamundurën për të rënë në akoma më shumë në sy në përballjen që verdhezinjtë do të kenë ndaj kampionëve në fuqi të Europës.

Ndërkaq, vetë Reali i Madridit e ka identifikuar Aubameyang si blerjen galaktike për t’u kthyer në merkato pas bllokimit të saj nga ana e FIFA, ndërkohë që te Dortmundi dëshira më e madhe është që ta mbajnë në gjermani futbollistin nga Gaboni.

Nëse ndonjë klub do të bëjë ofertë për Aubameyang, do ta marrim në konsideratë atë, por nuk do të jetë e lehtë të arrihet një marrëveshje me ne. Duam qëndrimin e Aubamyang që ka rinovuar deri në 2020”, deklaroi përpara pak kohësh drejtori i përgjithshëm i Dortmundit Watzke.

Vlera e kartonit të Aubameyang është përcaktuar mbi 80 milionë euro, një shifër kjo që nuk përbën ndonjë pengesë të madhe për Realin e Madridit.

Top Channel