McLaren shuan zërat: Fernando Alonso nuk largohet

07/12/2016 00:00

Emri i Fernando Alonsos po përmendet shpesh së fundmi ne ambientet e Formula 1. Spanjolli shihet si kandidati kryesor për të zëvendësuar Nico Rosberg te Mercedes pas deklaratës së këtij të fundit për tërheqjen nga garat.

McLaren ka reaguar ndaj këtyre zërave duke bërë të ditur se 35-vjeçari nuk do të largohet dhe se do të respektojë kontratën me skuderinë britanike.

“Kemi një kontratë me Alonson dhe ai është shumë i kënaqur këtu. Sigurisht që ai dëshiron të fitojë gara, sikurse edhe ne, por nuk jam aspak i shqetësuar atë çfarë po ndodh”, deklaroi shefi ekzekutiv i McLaren, Zak Brown për “Sky Sports”.

Ndërsa Eric Boullier deklaroi se kjo lëvizje nuk do të ishte diçka pozitive për Alonson edhe nëse ky i fundit do të ishte i lirë ta bënte diçka të tillë.

“Alonso te Mercedes është vetëm në kuadrin e zërave spekulativë. Ai ka një kontratë me ne për të respektuar. Për më tepër ky kalim nuk do të ishte diçka e mirë për të”, tha Boullier.

Top Channel