Një hap më pranë energjisë së përhershme

06/12/2016 00:00

Shkencëtarët janë vënë prej dekadash në garë për gjetjen e një burimi të përhershëm të energjisë dhe të gjitha hulumtimet janë përqendruar në atë që njihet si fusioni nuklear.

E duket se më pranë realizimit të këtij objektivi janë gjermanët e Institutit Max Planck në Greifsëald. Në këtë institut nisi një vit me parë ndërtimi për herë të parë ndërtimi i një reaktori me fusion nuklear, që shkencëtarët e pagëzuan me emrin “Stelarator”.

Por që prej ndërtimit pyetja e madhe që ka shoqëruar studiuesit e përfshirë në këtë projekt është; a punon ky reaktor sipas asaj që është hedhur teorikisht në letër? E të dhënat e fundit duket se janë pozitive, të paktën sipas atyre që postohen në mediat gjermane.

Gjithsesi, studiuesit thonë se janë ende dekada larg ndërtimit të kësaj teknologjie, që do të zëvendësonte mjetet tradicionale të energjisë së tanishme, madje edhe reaktorët e deritanishëm të centraleve bërthamore.

Të gjithë reaktorët tradicionalë bërthamorë që përdoren aktualisht nga vendet e zhvilluara për burime energjitike përdorin një teknikë; atë të ndarjes së atomeve. Edhe procesi i kundërt, pra ai i bashkimit të atomeve siguron energji, madje shkencëtarët thonë se e bën këtë proces me një siguri dhe sasi më të madhe.

Top Channel