Fenomeni i rrallë natyror, “shfaqen” tre diej

06/12/2016 00:00

Një fenomen i rrallë natyror në Rusi, të jep idenë se në qiell nuk ka 1 diell, por tre të tillë. Fenomeni më i fundit është filmuar e më pas është publikuar duke u kthyer në virale me shumë njerëz të cilët e cilësonin si video-mashtrim.

Por në fakt fenomeni ka ndodhur dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur, pasi lidhet me reflektimin e diellit në akull dhe pasqyrimi që kthehet mbrapsht.

Maria Borukha, drejtuese e një prej projekteve shkencore më të njohur në Shën Petersburg dhe studente e doktoraturës në mekanikat qiellore në Universitetin e Shën Petersburg sqaron se kjo është diçka normale dhe është një fenomen që mund të shihet në shumë vende të botës.
 
“Kjo nuk është tjetër gjë veçse një lojë e dritës në kristalet e akullit që reflektohet në retë që janë në lartësitë 5-10 kilometra mbi tokë”, sqaron Borukha.

Top Channel