BE-ja afat për Brexit

06/12/2016 00:00

Marrëveshja për shkëputjen e Britanisë nga blloku europian duhet të arrihet deri në tetor të 2018-s, ka deklaruar kryenegociatorit Michel Barnier.

“Koha për negociata do të jetë e shkurtër”, u shpreh ai “dhe Londra nuk do ta ketë luksin të zgjedhë siç mund të ndodhte në rastin e tregut të unifikuar”.

Barnier sqaroi gjatë konferencës në Bruksel se është ngritur një task-forcë prej 30 vjetësh për t’u siguruar që Bashkimi Europian do të jetë gati atëherë kur të aktivizohet artikulli 50.

Ka një sërë procedurash që duhen ndjekur ndaj koha për bisedime shtrëngon, argumentoi Barnier.

Mbretëria e Bashkuar mund të ketë praktikisht më pak se 18 muaj në dispozicion për ta vulosur ujdinë e largimit. Procesi, sipas kryenegociatorit, duhet përmbyllur tetorin e 2018-s në mënyrë që të lejohet ratifikimi nga 27 vendet anëtare brenda kornizës kohore të dy viteve, të përcaktuar në rregulloren e BE-së.

Top Channel