Bebe Rexha probleme me dekoltenë

06/12/2016 00:00

Këngëtarja me orgjinë shqiptare, Bebe Rexha është bërë një nga personazhet më të kërkuara në botën e showbizit botëror, e si e tillë nuk mund t’i shpëtojë vëmendjes së mediave të ndryshme, aq më pak nëse bëhet fjalë për veshjen.

Ajo gjithmonë është treguar e kujdesshme, por në tapetin e kuq të British Fashion Awards, ajo është parë e veshur me një fustan ngjyrë argjendi, dekolteja e të cilit e ka lënë paksa më të ekspozuar se sa këngëtarja do të dëshironte, shkruan Daily Mail.

Megjithatë, Bebe Rexha e ka kuptuar shpejt këtë incident me dekoltenë e saj dhe ka rregulluar gjithçka në kohë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel