Futbollisti 19-vjeçar ndërron jetë në fushë – VIDEO

06/12/2016 00:00

Një video shokuese e cila tregon momentin kur një futbollist profesionist 19-vjeçar  vdes papritmas në fushën e lojës, pak minuta pasi kishte shënuar për skuadrën e tij dhe kishte festuar me kërcim rutinë.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar Ismail Mrisho Khalfan, adoleshenti u deklarua i vdekur para se të mbërrinte në spital.

Khalfan po luante me ekipin e 20-vjeçarëve të Mbao FC në Tanzani kur ndodhi edhe tragjedia.

Mendohet se ai ka pasur një infarkt në zemër. Ai iu pa të shtrihej në fushë dhe arbitri ndaloi ndeshjen pasi kuptoi se diçka tepër serioze po ndodhte.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel