“Hakerat komunistë” sulmojnë ushtrinë koreanojugore

06/12/2016 00:00

Komanda kibernetike ushtarake e Koresë së Jugut, e cila është ndërtuar për të ruajtur vendin nga sulmet e kibernetike, u sulmua dhe u mposht nga Koreja e Veriut. Zyrtarë të ushtrisë korenojugore thanë se është vjedhur informacion sekret, megjithëse nuk dihet ende për çfarë të dhënash bëhet fjalë.

Mësohet se sulmi është kryer në shtator të këtij viti, por vetëm tani bëhet publik nga Koreja e Jugut. Më herët, Koreja e Veriut është akuzuar se ka sulmuar me sukses banka dhe televizione të fqinjit të saj, por kurrë ushtrinë e Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut i mohon gjithnjë akuzat për luftë kibenetike. Zyrtarë koreanojugorw thanë se serveri i komandës kibernetik ishte sulmuar me viruse.

Hetuesit zbuluan se disa dokumente ushtarake, mes të cilave edhe sekrete, se ishin vjedhur. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për dokumente të nivelit të ulët, apo më të rëndësishme si ato të planeve të luftës.

Ushtria koreanojugore tha se sektori i kompromentuar i rrjetit të saj u izolua, sapo u zbulua sulmi. Besohet Koreja e Veriut angazhon personel prej mijëra vetësh në luftën kibernetike. Ekspertët të fushës, madje edhe dezertorë nga Koreja e Veriut të angazhuara në përpjekje të tilla, thonë se që prej 2010, vendi komunist po zhvillon programe që janë të dizenjuar enkas për të sulmuar infrastrukturat kombëtare.

Top Channel