Demi Rose, nudo për SIXTY6

06/12/2016 00:00

Ajo u bë e famshme pas lidhjes romantike me Tyga, pikërisht në kohën kur ai u nda nga Kylie Jenner.

Lidhja e tyre ishte e shkurtër dhe reperi u rikthye sërish me yllin e reality show-t, por tashmë Demi Rose po bën gjithçka që të vijojë të mbetet në qendër të vëmendjes.

Tanimë ajo njihet si mbretëresha britanike e Instagramit me 3.2 mln ndjekës.

E ndërsa ndarja me Tyga duket se është e largët, së fundmi 21-vjeçarja është bërë imazhi i inaugurimit të revistës  së femrave SIXTY6.

Për lidhjen e shkurtër me Tyga, Demi Rose ka deklaruar në një intervistë për The Sun se “Ishte interesante dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ai më dërgonte mesazhe, shkova në një festë në Kanë dhe u lidha me të. Ai ishte i mirë dhe ia kaluam bukur bashkë”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel