Sean Penn përndiqet nga një grua 51-vjeçare

06/12/2016 00:00

Policia ka arrestuar një grua 51-vjeçare, e cila pretendohet se përndjek aktorin Sean Penn.

“TMZ” ka raportuar se gruaja është kapur nga policia në shtëpinë e Penn në Malibu javën e shkuar pasi ajo u përpoq të kontaktonte me yllin 2 herë brenda dy ditëve.

Aktori mendohet të ketë qenë në shtëpi herën e parë dhe ka kontaktuar policinë, ndërsa herën e dytë janë kërkuar përforcime, të cilët kanë arrestuar 51-vjeçaren.

Penn raportohet t’i ketë thënë policisë se kjo grua është përpjekur ta kontaktojë atë rreth 50 herë brenda vitit përmes telefonit apo postës elektronike dhe sipas policisë gruaja pretendon se ka një lidhje romantike me fituesin e “Oscar”.

Top Channel