Superbizneset në Korenë e Jugut, në pyetje për korrupsion

06/12/2016 00:00

Ligjvënësit koreanojugorë po marrin në pyetje bizneset më të mëdha në vend si pjesë e një hetimi antikorrupsion. Seancat e transmetuar drejtpërdrejtë në televizione, konsiderohen me shumë se spektakël, pasi komisioni hetimor nuk ka fuqi ndëshkuese, por sugjerohet se është vendi i duhur për të kërkuar falje.

8 kompanisë kryesore po merren në pyetje, mes të cilave Samsung, Hyundai dhe LG. Krerët e këtyre firmave akuzohen se i kanë dhënë miliona dollarë fondeve që kanë lidhje me presidenten Paark Geun Hye në këmbim të favoreve.

Në këtë skandal korrupsioni, presidentja e vendit po përballet me mundësinë e paditjes. Mediat vendase thonë se konglomerat e bizneseve të mëdha i kanë dhënë shumë para fondacioneve jo fitimprurëse të mikeshës së presidentes Choi Soon Sil. I pari që u pyet nga ligjvënësit ishte kreu “de fakto” i Samsung Lee Jae-ypung, i cili ka marrë drejtimin e kompanisë pasi babai i tij u sëmur. Ai tha se kompania e tij ka bërë shumë donacione, por sepse ishin kauza të drejta dhe kurrë për përfitime të jashtëligjshme.

Analistët thonë se ata që po merren në pyetje nuk dalin kurrë në publik nëse mund ta shmangin këtë dhe megjithëse u betuan për të thënë të vërtetën, duket qartë se nuk i pëlqen aspak kjo marrje në pyetje nga njerëz që nuk i përkasin enklavës së tyre të pasur.

Konglomeratit e pasura të biznesit që zotëronte nga familje në Korenë e Jugut, që njihen ndryshe si Chaebols, konsiderohen gjithnjë e më shumë si një simbol i elitës që nuk preket dot dhe janë bërë një objektiv i zemërimit publik.

Top Channel