Politikania e adhuruar në Indi, mijëra njerëz në homazhe

06/12/2016 00:00

Mijëra njerëz po bëjnë homazhe për J Jayalalitha, një prej politikaneve me më shumë influencë në Indi.

Ministrja e parë e shtetit indian Tamil Nadu pësoi një infarkt dhe ndërroi jetë në spitalin Apolli në Chenai. Trupi i saj i mbështjellë me flamurin indian është vendosur një në ndërtesë publike në qytet për homazhet.

Pas vdekjes së saj, është rritur numri i forcave policore në shtetin jugor Tamil Nadu pasi autoritetet druhen për trazira. Analistët thonë se politikania e famshme, të cilët mbështetësit e saj i referoheshin si “Amma” apo “Nëna”, ngjalli devotshmëri të madhe tek njerëzit dhe shumë prej tyre si pasojë e dhimbjes mund të lëndojnë veten ose të shkaktojnë dhunë.

Megjithatë, deri tani homazhet kanë qenë mjaft të qeta dhe dhimbja e thellë është mjaft e dukshme mes mijëra njerëzve që po i bëjnë nderimit e fundit J Jayalalithas.

Shteti Tamil Nadu ka shpallur 7 ditë zije, ndërsa qeveria qendrore indiane në Delhi tha se e marta do të jetë ditë pushimi kombëtar për të respektuar politikanet që do të varroset me nderime shtetërore.

J Jayalalitha fitoi fillimisht respektin e njerëzve pasi përballoi me sukses një botë politike të dominuar nga meshkujt. Para se të merrej me politikë, ajo ishte një yll i kinemasë indiane. Megjithë dy dënime të shkurtra për korrupsion, mbështetja popullore për të nuk u pakësua kurrë dhe shumë njerëz thonë se J Jayalalitha apo “Nëna” është njeriu që i ndërroi faqen shtetit Tamil Nadu, duke e bërë një prej zonave më të zhvilluara ekonomikisht në Indi.

Top Channel