Michigan, nis rinumërimi i votave

06/12/2016 00:00

Në Michigan vazhdon rinumërimi i votave presidenciale në dy qarqe, disa orë pasi Gjykata Federale urdhëroi nisjen e procesit. Janë rreth 4.8 milionë vota për t’u rinumëruar.

Me rezultatin e parë republikani Donald Trump ka fituar në atë shtet me një diferencë prej 10 mijë e 704 votash ndaj demokrates Hillary Clinton. Ndërsa secili kandidat ka marrë më shumë se 2.2 milionë vota në Michigan, kandidatja e Partisë së Gjelbër, Xhill Stein, mori vetëm 5 mijë e 500 vota.

Por edhe pse me këtë rezultat, ishte pikërisht kjo e fundit që kërkoi nisjen e një procesi rinumërimi. Sipas saj, jo se rezultati ka gjasë të ndryshojë në favor të Partisë së Gjelbër, por do të sigurohet që numërimi ka qenë i rregullt dhe i saktë.

Nisma e Xhill Stein u mbështet edhe nga stafi i Hillary Clinton.

Top Channel