Tifozja misterioze e Chelseat

05/12/2016 00:00

Kush ka ndjekur nga televizori ndeshjen e së dielës midis Everton dhe Manchester United, duhet të ketë vënë re diçka të çuditshme në shkallët e stadiumit.

Prania e tifozeve femra në stadiume nuk përbën çudi, por nëse luhet Everton-Manchester United dhe shikohet një vajzë, e cila ka veshur xhup dhe dorashka të Chelsea kthehet padyshim në një çudi.

Konfuz, tifozët filluan hulumtimet për të gjetur se kush ishte ajo dhe çfarë donte në stadium.

Por Emily Rogawski nuk ndodhej rastësisht në stadium dhe as nuk kishte ngatërruar ekip. Përmes një statusi në Instagram ajo tregon se edhe pse është amerikane i pëlqen shumë futbolli dhe bën tifo për Chelsea. Në ndeshjen Everton-Manchester United ajo kishte shkuar për të ndjekur lojën, por edhe me shpresë se mund të shikonte idhullin e saj në futboll, Bastian Schweinsteiger.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel