Pezullohen 3 lojtarë te Man.City

05/12/2016 00:00

Federata e Futbollit Anglez konfirmoi dënimet e shumëfishta për 3 lojtarë të Manchester City-t, që mund të cenojnë përgatitjet e ekipit të Pep Guardiola-s për ndeshjet e ardhshme në Premier League. Trioja me influencë e “Sitizens”, Sergio Aguero, Fernandinho dhe Nicolas Otamendi do të vuajnë respektivisht 4, 3 dhe 1 ndeshje pezullim.

Argjentinasi do të qëndrojë në një “pit stop” të detyruar për 4 ndeshje pas kartonit të kuq që meritoi në humbjen me Chelsea-n. Ndërhyrja horror e Agueros në këmbët e David Luiz në “Etihad Stadium”, sigurisht që nuk mund të falej nga disiplina. Kështu sulmuesi i njohur do mungojë ndaj Leicester, Watfordit, Arsenalit dhe Hull.

Ndërkohë mesfushori Fernandinho u dënua 3 ndeshje pasi shtyu spanjollin Fabregas mbi reklamat anës fushës, në incidentin që pasoi ndërhyrjen e Agueros. Së fundmi, po jo më pak i rëndësishmi, Otamendi nuk do të luajë në formacionin e Manchester City-t pasi u ndëshkua me karton në sfidën e fundit, i verdhi i pestë sezonal i argjentinasit.

Top Channel