Operacionet në Siri, Rusia humbet avionin e dytë nga “Admiral Kuznetsov”

05/12/2016 00:00

Në më pak se 3 javë pasi humbi një “MiG-29”, duket se Marina ruse ka humbur një tjetër avion gjatë operacioneve të aeroplanmbajtëses “Admiral Kuznetsov”, këtë herë një avion mbrojtës “Su-33”.

Burime ushtarake të “the Aviationist” raportojnë se avioni shumëfunksional rus, që ngrihej në fluturim nga aeroplanmbajtësja e pozicionuar në Mesdhe, është rrëzuar gjatë së shtunës së 3 dhjetorit.

Sipas raportit, avioni luftarak është rrëzuar pas përpjekjes së dytë për t’u ulur në aeroplanmbajtësen “Admiral Kuznetsov” edhe pse me një mot me kushte të mira, siç cilësohen shikueshmëria prej mbi 10 km, gjendjes së detit 4 dhe erërave prej afro 14 miljesh në sekondë.

Nga sa bëhet e ditur, dyshohet që avioni të ketë pasur probleme elektrike dhe ka dështuar të qëndrojë në fluturim, duke rënë vetëm pak larg kiçit të anijes.

Piloti u katapultua me sukses nga avioni dhe u ndihmua nga helikopterët e kërkim-shpëtimit të Marinës ruse.

Duke pasur në konsideratë përplasjen e “MiG-29K” të shënuar më 14 nëntor, nëse konfirmohet, kjo do të jetë humbja e dytë e regjistruar për aeroplanmbajtësen “Kuznetsov” në më pak se 3 javë, si dhe një goditje domethënëse për Aviacionin Detar rus gjatë operacioneve ushtarake në Siri.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel