“Kumanova”, Kosova kërkon detaje nga Maqedonia

05/12/2016 00:00

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke hetuar rastin “Kumanova”, por mbetet në pritje të shkresave nga ana e autoriteteve maqedonase për t’i zhvilluar çuar më tej hetimet.

Për gati dy vite, ky rast është duke u hetuar nga prokurori i Prokurorisë Speciale, Ali Rexha, i cili për “Kallxo.com” konfirmoi se është duke pritur hetimet nga autoritetet e Maqedonisë.

“Jam duke pritur shkresat nga shteti i Maqedonisë, të cilat ua kam kërkuar. Bëhet fjalë për hetime”, tha prokurori Rexha.

Më 9 maj 2015, në lagjen e Trimave në Kumanovë ndodhi një përleshje e armatosur mes policisë dhe një grupi të armatosur, pjesëtarë të të cilit vinin nga Kosova.

Nga ajo përleshje mbetën të vrarë 14 persona të armatosur, 8 policë maqedonas, ndërsa u arrestuan 29 persona, të cilët akuzohen për terrorizëm. Shumica e personave të armatosur, të vrarë dhe të arrestuar, janë shtetas të Kosovës.

Top Channel