BE, Hahn: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, parakusht për Serbinë

05/12/2016 00:00

Implemetimi i shpejtë nga ana e Serbisë, zbatimi i detyrimeve në sundimin e ligjit, si dhe arritja e marrëveshjeve në dialogun me Kosovën janë parakushte të rëndësishme. Kështu ka deklaruar komisioneri i Zgjerimit në BE, Johanes Hahn.

Hahn tha gjithashtu se Serbia ka zgjedhur padyshim të angazhohet në procesin e vështirë në raport me Kosovën, sipas asaj që bën të ditur gazeta serbe “Blic”.

“Kosova ka sfidat e veta, kjo është e vërtetë. Por Serbia duhet të vazhdojë me vendosmëri për të përmbushur detyrimet që dalin nga dialogu. Është në interesin e Sërbisë që të jetë konstruktive dhe të arrijë përparime në këtë drejtim”, ka thënë ndër të tjera Hahn.

Nga dialogu mes Kosovës e Serbisë, BE-ja pret që të arrihet normalizim i gjithanshëm mes dy vendeve. “Kjo duhet të materializohet në fund të procesit”, kujtoi komisioneri europian Hahn.

Top Channel