Tigrat siberianë, sherr për një femër (Fotot)

05/12/2016 00:00

Dy tigra siberianë që janë në rrezik zhdukjeje janë fotografuar duke u zënë për një femër. Fotografi Ingo Gerlach ishte dëshmitari fatlum në sherrin brutal që ndodhi në Parkun Orsa-Björn të Suedisë.

“Fotot i bëri më të bukura bora në pyll, që ishte rreth 50 cm. Kisha dy orë që po prisja për një tigër, kur dolën dy dhe nisën të kacafyteshin”, tregon fotografi gjerman.

Tigrat siberianë kanë qenë të përhapur në Rusi, Kinë dhe Kore, por gjuetia po i çon drejt zhdukjes si specie.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel