Frikë nga lartësitë? Ky është makthi juaj

04/12/2016 00:00

Nëse keni frikë nga lartësitë, atëherë ngritja e një kampi në një lartësi të tillë në faqen e një shkëmbi, me siguri do të ishte makthi juaj i kthyer në realitet.

Një grup alpinistësh janë bërë protagonistë të një aventure të çmendur teksa kanë ngritur çadrat e tyre në faqen e një shkëmbi duke qëndruar pezull mbi një lartësi më shumë se 900 metra.

Ata ishin pajisur me tenda të projektuara posaçërisht për diçka të tillë dhe pasi janë ngjitur në këtë lartësi i kanë ngritur në anë të shkëmbi dhe…kanë marrë një sy gjumë.

Aventura e çuditshme është organizuar në parkun Yosemite në Kanada.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel