“The Flintstones” në Tiranë

04/12/2016 00:00

“Flintstones” nuk janë vetëm personazhet me kartona aq të dashur për vogëlushët. Tani janë edhe artistë cirku, të cilët argëtojnë të vegjlit me numra akrobatikë për çdo fundjavë në arenën e Cirkut Kombëtar të Tiranës.

“Ne jemi gjithë kohës në shfaqe dhe kënaqemi me reagimet e publikut që na shikojnë dhe qeshin me ushtrimet tona”, shprehet akrobati Julian Kazazi.

Por “Flintstones” nuk janë të dashur vetëm për publikun e vogël. Bashkë me ta argëtohen edhe të rriturit, të cilët kujtojnë me nostalgji të parin serial amerikan me kartona të shfaqur në vitet ’60.

“Jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek të rriturit zgjoi një ndjenjë nostalgjie dhe me shumë kënaqësi vijnë ta shohin këtë shfaqe”, thotë akrobati Gerald Shima.

“Flinstones” dhe 15 artistët e kësaj trupe do të vijojnë të argëtojnë vogëlushët për çdo të shtunë e të diel të muajit dhjetor në arenën e cirkut.

Top Channel