Liverpool e bën dramë, mposhtet “in extremis”

04/12/2016 00:00

Çfarë drame në “Vitality Stadium”, aty ku Bournemouth fitoi 4-3 ndaj Liverpool. Djemtë e Klopp ishin duke udhëhequr 3-1 deri në minutën e 75, por në të 93-n ishin në disavantazh prej një goli.

Liverpool e nisi mjaft mirë ndeshjen duke realizuar dy gola brenda 2 minutave, kur Mane dhe Origi shënuan në miuntën 20 dhe 22.

Në pjesën e dytë, vendasit shënojnë golin e parë nga pika e bardhë, por Can rikthen epërsinë prej dy golash me një perlë në të 64-n.

Në minutën e 76 Fraser shënoi për 2-3, ndërsa dy minuta më vonë, Cook për 2-2. Kur luhej minuta e 93, lojtari i huazuar nga Chelsea, Ake, shënon për 4-3.

Tashmë Liverpool zbret në vendin e tretë me 4 pikë më pak se kryesuesit e Chelsea-t, ndërsa Arsenal mbetet në vendin e dytë më 31 pikë, një më shumë se skuadra e Klopp dhe City i Guardiolës që është i katërti.

Top Channel