Ish-trajneri i Interit akuzon: Askush nuk ka fuqi te zikaltrit

04/12/2016 00:00

Trajneri holandez, Frank De Boer u cilësua si njeriu që do të shpëtonte sezonin aktual të Interit, kur zbarkoi para pak muajsh, por u largua pa lënë shenjë, nga një skuadër që vuan ende një mijë e një probleme.

Ish-trajneri i Ajaksit është rikthyer të flasë për aventurën e tij te zikaltrit, duke drejtuar gishtin e akuzave tek ata që mbajnë postet e larta.

“Kinezët janë pronarët e skuadrës, por kanë një mbikëqyrës që është italian. Ata kanë në letër të gjithë fuqinë, por praktikisht asnjë nuk është i fuqishëm dhe ky është problemi i vërtetë tek Interi. Është një skuadër që kërkon shumë, por duhet pikë së pari të shikojë se çfarë ka brenda kësaj shoqërie dhe në çfarë mënyre është organizuar”, tha De Boer për gazetën “Zigo Sport”.

Holandezi shmangu dhe komplotet brenda zikaltrve, si dhe grindjet e brendshme që u përfolën. Ai shpjegoi edhe faktin sesi askush nuk kishte durim për të marrë rezultatet.

“Tek Interi po provoja të luaja me një skemë të ndryshme, një 4-3-3 me tipare sulmuese, me shumë presion, dhe që do t’i paraprija mbrojtjes nga aksionet e kundërshtarëve. Ndonjëherë na eci, si ndaj Juves. Te Napoli u deshën 8 vite për të nxjerrë projektin fitues, por tek Inter prisnin diçka të mirë vetëm pas dy javësh dhe kjo nuk mundet”, tha De Boer.

Top Channel