Messi nuk ka më peshë në “Klasike”: 6 ndeshje pa shënuar

04/12/2016 00:00

Leo Messi nuk ishte në lartësinë e duhur në “Klasiken” e radhës, që përfundoi me rezultatin 1-1. Nuk ndihmoi shokët e skuadrës dhe nuk përfitoi kur doli përballë Keylor Navas. Që kur kaloi Di Stefanon si golashënuesi më i mirë i historisë së “Klasikes”, argjentinasi ka mbetur “thatë”.

Leo Messi nuk shënon që nga sezoni 2013-2014, ditën kur shënoi një tregolësh. Ylli i Barcelonës nuk u duk në “Klasiket” e sezonit 2014-2015 (në Bernabeu shënoi Neymar dhe në Camp Nou shënuan Mathieu dhe Suarez). Sezonin e kaluar ishte në stol në fitoren 0-4 dhe u “zhduk” në humbjen 1-2 të Barçës në Camp Nou.

Messi nuk luajti ndaj Malagës, u shfaq në aksionin e golit në Anoeta ndaj Real Sociedad dhe kur të gjithë e prisnin kundër Realit, Messi vendosi të “zhdukej” sërish në mesfushë.

Top Channel