Dresden nis festën, ëmbëlsirë gjigante për Krishtlindje

03/12/2016 00:00

U deshën 7 ditë e një ekip prej më shumë se 60 bukëpjekësish për ta përgatitur dhe tani qyteti i Dresdenit mund të krenohet me Stollen-in me të madh në bote, siç quhet nga vendasit ëmbëlsira tradicionale e Krishtlindjeve.

Me prerjen e saj, atje nisi zyrtarisht sezoni i festave të fundvitit. Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën rreth ëmbëlsirës gjigande që ishte vendosur në një karrocë me kuaj.

Kjo është një traditë e përvitshme që zhvillohet në të ashtuquajturin tregu i Krishtlindjeve.

Në tregun e famshëm për piramidën e Krishtlindjeve, ëmbëlsira u pre me një thikë të madhe të larë në argjend. Sipas përgatitësve të saj për stollen-in gjigand ishin dashur më shumë se një ton miell, 675 kg gjalpë e 180 kg sheqer.

‘Ajo është 3.55 metra e gjatë, 1.73 metra e gjerë dhe peshon 2.872 kg. Është 1 ton më e madhe se sa modeli historik i përgatitur në 1730-tën nga Zeithainer Lustlager”, shprehet Henry Mueller, kryekuzhinier

Sipas legjendës ëmbëlsira më e famshme e Dresdenit ishte gatuar për Augustin e fuqishëm, i njohur në atë kohe si Herkuli sakson. Thuhej se peshonte 2 mijë kg dhe u përgatit nga 60 bukëpjekës, siç ndodhi edhe tani.

Tregu i krishtlindjeve në Dresden ose Shtricelmarkt i hapur çdo vit që prej 1434-s emërtohet sipas fjalës së vjetër për stollen, e përmendur fillimisht në fillim të shekullit të 14-të. Stollen-i është një lloj buke e mbushur me fruta të thata, arra e erëza.

Top Channel