Basha: Andrea Stefani, një zë i veçantë e i fortë i diskutimit publik

03/12/2016 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur hidhërimin e tij për ndarjen nga jeta të gazetarit Andrea Stefani.

Përmes një mesazhi, Basha e ka vlerësuar analistin e njohur si “një zë të veçantë dhe të fortë” i diskutimit publik.

“Andrea Stefani është një ndër kontribuesit e parë në mediat shqiptare, pas rënies së komunizmit. Me ikjen e tij u shua një zë i veçantë dhe i fortë i diskutimit publik në vend. U prehtë në paqe. Ngushëllime familjes dhe të afërmëve”, është shprehur Basha.

Top Channel