Leipzig nuk ndalet, mund edhe Schalke 04

03/12/2016 00:00

Ekipi që një sezon më parë luante në Bundesligën e dytë jo vetëm që nuk ka pësuar humbje, por njëkohësisht i shkaktoi disfatën e parë “Bluve Mbretërorë” pas 12 ndeshjeve pa humbje në të gjitha kompeticionet.

Skuadra e Ralph Hasenhuttl ruan kreun e Bundesligës edhe pas javës së 13-të pasi në Red Bull Arena mposhti me rezultatin 2-1 Schalke 04. Kjo ishte fitorja e 8-të radhazi për Leipzigun në kampionat.

Nëse vazhdon me këto ritme mund të jetë Leipzigu, Leicesteri i sezonit 2016-2017. Vendasit kishin nevojë për më pak se 2 minuta që të zhbllokonin rezultatin dhe ishte Timo Werner, që kthehu në gol një 11-metërsh.

Ky ishte goli i 8-të për sulmuesin e talentuar të Leipzigut, në këtë sezon. Megjithatë Schalke duke barazuar rezultatin me mbrojtësin boshnjak Kolisinac pas gjysmë ore lojë. Por ai që vendosi baraspeshën ishte edhe lojtari që i dha fitoren Leipzigut sepse në fillimin e pjesës së dytë Kolisinac ngatërroi portën duke shënuar një autogol për avantazhin e skuadrës së Ralph Hasenhuttl.
 
Pavarësisht mundësive të krijuara nga skuadra vendase në Red Bull Arena nuk pati më gol dhe sfida u mbyll me fitoren 2-1 të Leipzigut që u ngjit në kuotën 33 pikëve, 3 më shumë se Bayerni i vendit të dytë.

Top Channel