FSHF shtyn ndeshjet e Tiranës e Partizanit

03/12/2016 00:00

Dy supersfidat që do të mbyllin javën e 14-të të Kategorisë Superiore, Partizani-Kukësi dhe Flamurtari-Tirana do të luhen të martën në orën 17:00.

Edhe pse ishin në program të Hënën në orën 18:00, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i zhvendosë me një ditë dy takimet e fundit të javës së 14-të për t’u dhënë më shumë kohë dy skuadrave të kryeqytetit për t’u përgatitur. Gjithçka si rrjedhojë e ndërprerjes së derbit mes Tiranës dhe Partizanit takim që u luajt në dy ditë të Enjten dhe të Premten.

Partizani-Kukësi është edhe kryendeshja e këtij raundi pasi bëhet fjalë për një përballje direkte në garën për titull.

Vendimi i FSHF për të shtyrë me një ditë takimin që do të zhvillohet në Elbasan Arena nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e Kukësit që janë justifikuar me faktin se nuk është e drejtë që të ngjeshet kaq shumë kalendari dhe sipas klubit verilindor do të ishte më mirë që ky takim të luhej ashtu siç ishte në program pra ditën e hënë në orën 18:00.

Top Channel