Ndërsa temperaturat vijojnë të jenë të ulëta, një fenomen natyror tepër i rrallë është formuar në veri të Uellsit në orët e para të mëngjesit.

Mjegulla është bërë më e dendur vetëm në një pjesë të saj, por ajo çfarë r bën të çuditshëm këtë rast është forma që ajo ka marrë.

Ky imazh është fotografuar nga 33-vjeçarja Hannah Blandford në fshatin e saj, Tremeirchion, banorët e të cilit kanë shijuar spektaklin e krijuar nga natyra.

“Nuk mund ta besoja se sa perfekte ishte kupola e formuar nga mjegulla, ishte e mahnitshme, nuk mund të rrija pa i bërë foto”, deklaron për The Sun 33-vjeçarja.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel